“1 mijë zyrtarë me vula në xhep. Turp i zotit!”/ Basha me përfaqësues të biznesit të madh: Favorizohet importi e ndëshkohet eksporti, vrastare për ekonominë

Feb 26, 2021 | 10:54
SHPËRNDAJE

Kryetari i PD Lulzim Basha, gjatë vizitës në një biznes të madh prodhues në Durrës, shpalosi angazhimet e tij se si do të ndryshojë për mirë situata e tyre pas 25 prillit me zbatimin e Programit ShqipëriaFiton për Energjinë.

bashas

Gjatë bisedës me pronarin e një fabrike në qytetin bregdetar, Basha e njohu sipërmarrësin me atë e konsideroi si planin për të kthyer ekonominë dhe biznesin në rrugën e normalitetit dhe të rimëkëmbjes.

Sipërmarrësi shprehu shqetësimin se taksimi penalizon prodhuesit, pasi ka taksë doganore për lëndët e para për prodhim, ndërsa ndaj produktit të gatshëm kur importohet nuk ka taksa.

Basha tha se kjo është vrastare për ekonominë pasi ndëshkon eksportin, duke u angazhuar se do hiqet taksa për lëndën e parë.

 Pjesë nga biseda

Lulzim Basha: 1 mijë zyrtarë të shtetit që rrinë me vula në xhep. Turp i zotit. As në kohët e Tanzimatit s’ka qenë kështu.  As në kohët e, ç’të them ?! As në Mesjetë nuk ka qenë  që  1 mijë zyrtarë të shtetit, funksionarë të shtetit  mbajnë vula në xhep, që me çdo hap që hedh , me çdo frymë që merr, me çdo lugë që fut në gojë , thotë shteti prit. Prit këtu, prit aty. Lëre këtë autorizim aty. Gjëja e parë që do bëjmë  është thjeshtimi i kësaj. E dyta: Energjia është prioritet. Energjia ka qenë prioritet prej dekadash, për çdo ekonomi  që ka bërë përpara dhe çdo ekonomi që  duhej të bëjë përpara, energjinë duhet ta ketë  a , b , c-në. Duhet ta ketë bazament. Në qoftë se ti energjinë e ke në kolaps siç e kemi sot ne, harroje që mund të ecim përpara.

Dhe ne kemi kolaps pikërisht  për shkak të këtij mentaliteti dhe korrupsionit që dikton ky mentalitet. Saqë të thonë hajde të gjithë falu aty, nuk thonë kot. E dimë fare mirë. Eliminimi i këtyre lejeve , këtyre autorizimeve, i këtyre zyrtarëve anonim që vijnë vërdallë dhe ju pengojnë punën tuaj do jetë hapi jonë i parë në kuptimin e reformës shtetërore administrative. Hapi i dytë është që ne do të subvencionojmë qoftë përmes lehtësirave fiskale por edhe subvencionime të drejt për drejta në mënyrë që kjo energji diellore të na kthehet në energji elektrike dhe të komplementoj energjinë hidrike. Kush do jen përfituesit? Përfituesi i parë do jetë vet shteti që është akoma pronari i KESH-it, i OSHE, i OST, i gjithë sistemit aktual të prodhim distibuimit. Pse? Kjo do na japë mundësin ne që energjinë e prodhuar nga uji ta shesim në kuotën më të lartë mundësisht në eksport.

Sipërmarrësi: Shumë e drejtë.

Lulzim Basha: Dhe këto janë para të cilat vijnë tek arka e shtetit dhe nesër paguhen mësuesit, doktorët, të papunët. Nesër ulen sigurimet e punonjësve të tu shkojnë në 18%, ulet taksa  jote shkon në 9%, zerohet absolutisht gjithçka që ka të bëjë me ngritjen e linjave të prodhimit. Pra i pari që përfiton drejt për drejt është vet shteti.

Sipërmarrësi: E qartë, e qartë.

Lulzim Basha Po kështu përfiton konsumatori shqiptar, sepse në momentin që ti diversifikon prodhimin, gjëja e parë që përfitojnë është  do ulet çmimi i energjisë dhe e treta është përfitimi i atyre që do punësohen në këtë sektor, qoftë sa i përket ca do të përdoren brenda, qoftë sa i përket se çfarë do të eksportohet dhe ky vend ka mundësi të eksportojë, të eksportojë energjinë, të eksportojë dhe panelet e energjisë. Ne kemi për qëllim që të jeni konkurrentë, të jeni konkurrente dhe të shisni, ti më the ke treg Italinë apo jo.

Përfaqësuesit e biznesit iu ankuan Bashës për centralizimin në çdo aspekt të ekonomisë duke kërkuar ndryshimin e kësaj situate në qeverisjen e ardhshme.

Sipërmarrësi: Gjithçka është e centralizuar. Taksimi është i çuditshëm për faktin që paralizon prodhuesit. Në kuptimin që unë mallin që importoj duhet ta zhdoganoj dhe duhet të paguaj taksë doganore.

Lulzim Basha: Për lëndën e parë?

Sipërmarrësi: Po. Ndërkohë që përveç celulës gjithë lëndët e tjera kanë taksë doganore. Ndërkohë që vetëm me marr panelin e gatshëm nuk paguaj taksë doganore. Është paradoks se unë po atë panel nxjerr si ta marr të gatshëm si ta bëj vetë.

Lulzim Basha: Më shumë se paradoks. Kjo është vrastare për ekonominë. Një masë e tillë favorizon importin dhe ndëshkon eksportin shqiptar.

Qytetari: Po, absolutisht.

Lulzim Basha: Dhe ta themi me dy fjalë, favorizon që punonjësit të jenë në Kinë apo ku e di unë ku tjetër dhe ndëshkon punonjësit shqiptarë. Dhe gjëja e parë që do bëhet është që kjo jo vetëm do ndalet por do bëhet reversë. Ne tarifën do ia vëmë atij që e sjell të gatshme dhe do heqim çdo taksë për lëndën e parë, jo vetëm për panelet diellore por për gjithçka që prodhohet në Shqipëri. Çfarë prodhohet në Shqipëri do të ketë taksë zero lënda e parë që hyn brenda. Interesi jonë është që ti mos ta kesh në kyç atë magazinë, por ta kesh të mbushur deri në tavan dhe mos pushojnë kamionit duke ardhur duke marr e duke çuar qoftë për instalime në Shqipëri qoftë për eksport. Për eksport do të keni mbështetje, për instalime do të keni subvencione dhe kemi një fat shumë të madh që 99% të energjisë e prodhojmë nga uji. Kemi një fat të dytë të madh që jemi në zemër të Mesdheut me klimë edhe në shkurt dielli shndrit edhe ka vende ku edhe me diellin pas reve ata arrijnë të përfitojnë nga energjia diellore për të përfituar energji elektrike. Ky është prioritet absolut i planit tonë për energjinë që ne kemi shpalosur para disa ditësh. Ca do të thotë prioritet absolut? Nuk është slogan. Do të thotë: lehtësira fiskale dhe subvencionim për industrinë dhe për privatin dhe për familjet shqiptare.

Qytetari: Kjo është shumë e rëndësishme.

Lulzim Basha: Dhe lehtësirat administrative që ti të shkosh, paska vetëm një pikë në Shqipëri ku duhet të shkosh të falesh t’i për të bërë diçka kur në fakt duhet të të lutet shteti ty që të sjellësh energjinë e rinovueshme diellore, ta bësh pjesë të sistemit, të korpusit, të sistemit energjitik shqiptar, ky është paradoks i jashtëzakonshëm. Unë të garantoj që kjo do të marrë fund, për ty dhe për këdo tjetër që do t’i futet kësaj pune apo që i është futur kësaj pune. Ju nuk do të keni nevojë të shkoni por do t’ju vijnë këtu, madje as nuk kanë nevojë të vijnë, do ta bëjnë në mënyrë automatike që ju të jeni në gjendje që energjinë e prodhuar ta shisni menjëherë. Domethënë, energjinë e prodhuar nga panelet diellore, panelet diellore, instalimin e tyre ta bëni menjëherë.

 

 

 

 

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura