“1 mijë vende pune direkte nga aeroporti i Kukësit, fluturime që s’i ka as Tirana, as Prishtina”, Rama sulmon opozitën: Imagjinoni të kthehen ata që braktisën edhe…

Oct 31, 2020 | 10:20
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama ishte sot në Kukës, në kantierin e ndërtimit të aeroportit të qytetit, ku shpjegoi pse me skuadrën e PS e kërkon mandatin e tretë qeverisës.

Duke iu përgjigjur kritikëve që sipas tij i shkruajnë “çfarë i do aeroportet se ne nuk kemi bukë të hamë”, Rama tha se ato janë fabrika zhvillimi, jo pista vallëzimi.

Rama tha se pas përfundimit të aeroportit të Kukësit do të krijohen 1 mijë vende pune direkte, përveç atyre gjatë fazës së ndërtimit të tij. Ndër të tjera tha se në këtë aeroport do kryhen fluturime që nuk i ka Aeroporti i Tiranës dhe as ai i Prishtinës.

“Një ambicie shumë të madhe për ta kthyer Kukësin një pikë referimi jo vetëm për banorët e Kukësit e kuksianët që do i sjell se s’bën të votojnë për PD, 120 vota do i ketë nga unë PD këtu, se do marr ata që janë tallur më shumë në fb tim, e po i nxjerrin një nga një, por edhe për të gjithë të tjerët, qoftë për banorët në Tiranë, Gjakovë, sepse do jetë një aeroport që do sigurojë linja të cilat nuk i ka e s’do i ketë as Tirana e as Prishtina.

Do sjellë vetëm si aeroport 1 mijë vende pune direkte e mijëra vende pune të tjera që do krijohen si rrjedhojë e ndërtimit të aeroportit.

Një euro e investuar në aeroport sjell 17-23 euro të tjera si rezultati atij investimit”.

Rama ftoi qytetarët të mendojnë çfarë mund të ndodhë me rindërtimin apo projekte të tjera, nëse PS i lë në mes, duke akuzuar opozitën se “nuk bënë dot as një punë që kishin, t’i shërbenin qytetarëve në Parlament”.

“Sot aeroporti i Tiranës është një monopol dhe shteti s’mund të vërë kushte, as për shitësit e zarzavateve, është konkurenca që e ekuilibron cmimi. Imagjinojeni tani që PS, shumica jonë ta ndërpresë mandatin, se çfarë ndodh me ata që duan të kthehen? Për fat të mirë i njohim, i kemi parë në punë, të gjithë janë provuar, e kanë pasur mundësinë ti bëjnë punët që kanë premtuar e fatkeqësisht janë të pakualifikuar. Edhe një punë që kishin, ti shërbenin shqiptarëve në parlament duke bërë opozitën, e braktisën, janë rrugëve, bërtasin, shfaqen në ekrane si të dehur që kanë dalë të dera e klubit e nxjerrin gjithcka pa mundur të kontrollojnë zorrët e barkut. Imagjinoni ca ndodh nëse u mbetet atyre në dorë puna për rindërtimin”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura