1 mijë forca policie ndërhyjnë në përleshjen “politike” në Gjermani

Apr 30, 2016 | 22:07
SHPËRNDAJE

Një takim i një partie kundër emigrantëve në Gjermani është kthyer në përleshje. Ngjarja ka ndodhur në Stuttgart, ku po mbahej kongresi i partisë Alternativa e Gjermanisë (AfD)._89519196_e52c23d3-4d3d-4ceb-bf76-b5c7c574cee2

u desh ndërhyrja e 1 mijë punonjësve të Policisë për të ndarë mbështetësit e kësaj partie nga protestuesit e të majtës ekstreme, të cilët bllokuan rrugët, dogjën goma dhe hodhën fishekzjarrë.

Rreth 400 protestues u ndaluan përkohësisht në nisjen e konferencës.

Delegatët e AfD-së do të votojnë për manifestin që i pozicionon ata hapur si një parti kundër myslimanëve.

Kjo parti kërkon ndalimin e veshjes mbuluese (burka) si dhe të minareve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura