1.15 miliardë euro nga konferenca e donatorëve, Rama: U tejkaluan edhe parashikimet më optimiste. I jep spunto të re zhvillimit ekonomik

Feb 18, 2020 | 21:17
SHPËRNDAJE

Shqipëria mori dje 1.15 miliard euro nga konferenca e donatorëve në Bruksel, ndërsa kryeministri Rama e quajti atë “një moment të bukur për vendin”.

I ftuar në “Real Story”, Rama u shpreh se donacionet kaluan parashikimet, ndërsa shtoi se kjo do t’i japë spunto edhe zhvillimit ekonomik.

rama 2

U tejkaluan edhe parashikimet e mia më optimiste, edhe pse për 2 muaj me radhë i kam kushtuar një vëmendje të veçantë sensibilizimit të të gjithë atyre që mund të na ndihmonin. Kjo që kemi arritur, përtej shumës, është një moment i bukur për Shqipërinë dhe imazhin e  saj dhe është një shenjë besimi dhe një arsye më shumë për të besuar që plani që kemi hartuar për t’i dhënë një spunto të re zhvillimit ekonomik, ka një bazë të sigurt sepse kjo na jep mundësi të manovrojmë me më shumë hapësirë në hapat që do hedhim”, u shpreh kryeministri.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura