Rregullat e reja nga tatimet, tashmë shpëtojnë nga gjobat dhe…

Nov 18, 2017 | 16:49
SHPËRNDAJE

Nëse punoni tek njerëzit e vetëpunësuar të familjes, si babai, nëna, motra apo vëllai, tatimet nuk kanë të drejtë t’ju vënë gjobë nëse ju gjejnë në ambientet e biznesit dhe konstatojnë që ju nuk keni bërë deklarim të sigurimeve shoqërore.

tatimet

Po ashtu administrata tatimore ka informuar të gjithë tatimpaguesit persona fizikë të vetëpunësuar se në rastin kur nga verifikimi dhe kontrolli në vendndodhjen e aktivitetit të personit fizik të vetëpunësuar, evidentohen persona mbi 16 vjeç, të cilët kategorizohen si persona të papaguar të familjes, Administrata Tatimore nuk aplikon gjoba për mos deklarim të punonjësve në organin tatimor.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura