​I ishte bashkuar ISIS, vritet në Siri Ekrem Hasani nga Klina (Foto)

May 4, 2015 | 11:10
SHPËRNDAJE

Një shqiptar i Koosvës, që i ishte bashkuar luftës së ISIS-it, ka gjetur vdekjen ne lufte e siper. Ekrem Hasani nga Klina është vrarë të mërkurën në Siri.

Viktima Hasani

Lajmin e kanë bërë të ditur burime të Gazetës Express, sipas të cilave Ekrem Hasani është vrarë të mërkurën gjatë luftimeve në një qytet atje, ndërsa për vdekjen e tij është bërë e ditur të shtunën. Express po ashtu mëson se Hasani është varrosur në Siri. 

Familja mesohet se ka hapur dyert e mortit. Ekrem Hasani, është vëllai i Ebu Hasan, të cilët kanë shkuar në Siri familjarisht, duke marrë me vete edhe gratë dhe fëmijët.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura