ʺDo të jemi arbitri i fatit tonëʺ, Konte analizon Interin në prag të Championsit: Është qesharake të thuash që…

Oct 20, 2020 | 14:57
SHPËRNDAJE

Pas humbjes në derbi ndaj Milanit, Interi fillon rrugëtimin në Champions nesër në ʺSan Siroʺ në orën 21:00 ndaj Borusia Mynshengladbah. Antonio Konte prezantohet në konferencën për shtyp në prag të sfidës së parë të Ligës së Kampioneve këtë sezon, duke u shprehur

Konte

Eksperienca në Champions me Vidal dhe Hakimi – ʺKa qenë e rëndësishme të rrisim eksperiencën nga viti i shkuar dhe pse shkuam në finale të Europa Ligës. Të gjithë jemi rritur, Vidal ka më shumë eksperiencë”.

Bastoni i disponueshëm – ʺDje është stërvitur me grupin dhe do të stërvitet dhe sot. Do të jetë në pankinë nesër, sepse kur vjen nga një sëmundje duhet kohë të rikthehesh në formën optimale. Do të vlerësojmë gjendjen edhe të lojtarëve të tjerë, Brozoviç ndihet i lodhur, të shohim edhe nëse Sensi do të jetë fizikisht gati. Nuk duhet të rrezikojmë shumëʺ.

Ku mund të arrijë ky Inter në Champions – ʺSigurisht do të jemi arbitri i fatit tonë, shpresojmë pozitiv. Është vështirë të thuash ku mund të arrish”.

Trekuartistët – ʺJemi duke luajtur me trekuartist sepse e gjithë skuadra është duke luajtur mirë. Kemi luajtur edhe finalen e Europa Ligës me këtë modul loje, duke adaptuar shumë lojtar në rolin e trekuartistit si: Barela, Eriksen, Naingolan, Sensi dhe Vidalʺ.

Inter konsiderohet favorit i grupit – ʺKëtë nuk e di, jemi duke folur për një skuadër që ka fituar kampionatin e fundit në Spanjë dhe ka në organikë lojtar me vlerë 100 milionë euro, të cilët e kanë fituar disa herë Champions-in. Të thuash për ta që nuk janë favoritë është qesharake. Të vendosim në diskutim Real Madridin sepse nuk ka kryer merkato do të thotë sepse ju nuk e kuptoni futbollin. ʺ

Sançez – ʺJemi treguar të kujdeshëm për ta menaxhuar situatën. U aktivizua në fundin e sfidës ndaj Milanit dhe tani ndihet mirë dhe mund të zbresë në fushë titullar. ʺ

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura