Prej disa kohësh në rrjet ka qarkulluar lajmi se ish-banorët e edicionit të dytë të BigBrotherVIP do të marrin pjesë në një film.
Por ajo çka na ka bërë më shumë kuriozë është roli që do të ketë Olta Gixhari dhe Luiz Ejlli. E sipas burimeve për Kryefjala.com dyshja do të jenë çift, pra burrë dhe grua
Filmi do të ketë intrigë, histori dhe tradhëti, dhe protagonistë kryesorë ka aktoren dhe këngëtarin.
E teksa në lojë ata sa “armiq të përbetuar” ishin me njëri-tjetrin po aq kimi kishin dhe si dy lojtarët më të fortë të shtëpisë së famshme. Pas mbarimit të spektaklit, Olta është shprehur se me Luizin ka një raport goxha miqësor, madje ata janë takuar dhe familjarisht.
Tani fansat janë në pritje t’a shikojnë dyshen duke aktruar krahë njëri-tjetrit.